Kristiano Ronaldo
Kristiano Ronaldo nuk e ka fshehur kënaqësinë për fitoren e La Ligas, ndërsa ka vlerësuar se gjithashtu kjo fitore tregon realisht se madrilenët ishin këtë sezon më mirë se sa Barcelona. “Jam shumë i gëzuar. Kjo është kupa e parë në Kampionatin Spanjoll për mua. Kemi arritur shumë objektiva dhe jemi të gjithë të gëzuar për faktin se kemi fituar La Ligan”, tha Ronaldo, ndërsa shtoi se kampionati bëhet shumë i vështirë, kur duhet të luftosh me një skuadër si Barcelona, por beson se Reali duhet të ndihet mirë, kur e mund këtë skuadër. “Jemi më të mirë se ata”, tha Ronaldo.