
Në orën 21:00 dje u luajt ndeshja e Conference League midis Union Berlin dhe Maccabi Haifa e vlefshme për Grupin E.
Kjo ndeshje shkon përtej sportit dhe ka një lidhje historike. Maccabi, një skuadër izraelite luajti në “Olympiastadion” ku Olimpiada e organizuar nga Gjermania naziste u zhvillua 85 vjet më parë në vitin 1936 në prani të Adolf Hitlerit.
“Nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat për ne, këtu kanë ndodhur mizoritë më të mëdha”, tha trajneri i Maccabi Haifa, Barak Bakhar, duke nënvizuar vizitën shumë të përzemërt që lojtarët bënë në Memorialin Shoah të qytetit.”Ne e dimë shumë mirë që kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë që shkon përtej aspektit sportiv.”
Ekipi vendosi një kurorë gjatë vizitës në memorial, një flamur izraelit dhe një flamur të Maccabi Haifa në një nga pllakat e përkujtimores.
Megjithatë ndeshja përfundoi 3-0 për Unionin e Berlinit.