Rikthimi në ring rezultoi një katastrofë për Connor Mc Gregor, i cili u mposht me nokaut nga kundërshtari i tij Dustin Poirier.

Nuk kishte si të mungonte reagimi i njërit nga luftëtarët më të mirë të UFC, Khabib Nurmagomedov, i cili e ka kritikuar dhe ironizuar Mc Gregorin për këtë humbje.

“Kjo është ajo çfarë ndodh kur e ndryshon ekipin, i braktis partnerët e stërvitjes që të bënë ty kampion dhe stërvitesh me fëmijë të vegjël, shumë larg realitetit”.

Khabib dhe Mc Gregor, ishin ndeshur me njeri-tjetrin në vitin 2019, ku fitues doli Khabib.

Flitet se mund të ketë edhe një ndeshje mes tyre në të ardhmen.