Një shtetas shqiptar, i identifikuar si D.P., 52 vjeç, është arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Merdares, nën akuzën për nxitje të urrejtjes dhe intolerancës ndëretnike, racore dhe fetare.
Arrestimi u krye nga policia në Prokuplje në bashkëpunim me Administratën Doganore, pasi gjatë kontrollit të furgonit që ai drejtonte, u gjetën çanta që përmbanin flamuj, bluza, kapele dhe materiale të tjera me simbolet e UÇK-së dhe figura të heronjve shqiptarë si Agim Ramadani.
Sipas autoriteteve serbe, dyshohet se këto materiale ishin destinuar për t’u shpërndarë dhe ekspozuar në ndeshjen e ardhshme mes Serbisë dhe Shqipërisë në Leskovac.
I arrestuari është dërguar në paraburgim për 48 orë dhe pritet të dalë para Prokurorisë së Lartë Publike në Prokuplje.