Patën dëshirë t’ia bënin respektin deri në fund.
Berat Gjimshiti është larguar tashmë prej disa muajsh nga Atalanta, por ish-klubi I tij e ftoi për ta nderuar në prag të një ndeshjeje europiane.
Kjo ndodhi, ndërsa bergamaskët do të luanin ndaj Kairatit në Ligën e Konferencës, dhe kapiteni I Shqipërisë u prezantua para tifozëve nga presidenti Perkasi, I cili I dha edhe pllakatin me fanelën e Atalantës me numrin 334 që është sasia e ndeshjeve që ai ka luajtur për të mbiquajturën “DEA”.
Tifozët thirrën në kor emrin e tij, ndërsa mbrojtësi I qendrës dha një intervistë për kamerën e klubit.
“Patjetër që është kënaqësi që kthehem këtu. Emocionet janë të mëdha. Siç e the edhe ti, kjo është shtëpia ime, ku kam përjetuar kaq shumë gjëra të bukura, kam kaluar edhe momente të vështirë, por në kujtesë mbeten kujtimet e bukura, që kemi kaluar bashkë me tifozët, lojtarët dhe të gjithë ata që punojnë për Atalantën.
Momentet më të bukura janë debutimi në këtë stadium, kur isha 22 apo 23 vjeç. Padyshim, momenti më I madh I karrierës është fitorja e trofeut të Ligës së Europës dhe jam krenar që isha pjesë e këtij suksesi. Kam luajtur 334 ndeshje për Atalantën, dhe është vërtet një numër I madh sfidash”, tha Gjimshiti.
Gjimshiti u bashkua me Atalantën në 2015, pra 11 vjet më parë, dhe mbajti veshur këtë fanelë gjatë gjithë kohës deri në 2026, me përjashtim të dy huazimeve tek Avelino dhe Benevento.
Në 334 ndeshje, ai shënoi 11 gola e shërbeu 10 asistë, duke luajtur vazhdimisht në Champions, e duke fituar Ligën e Europës, madje si kapiten në 2024, në finalen e madhe ndaj Leverkusenit fituar 3-0.
