Borusia Dortmund
Pamja e parë e Jurgen Klop tregon një njeri në humor në pragndeshjen e kthimit ndaj Realit në “Bernabeu”. Trajneri gjerman e di shumë mirë se në “Bernabeu” do të gjejë një ambient të egër dhe të etur për hakmarrje. I pyetur rreth faktit historik të viteve ‘80 kur Reali ktheu atë dizavantazh 5-1 ndaj Borusias Mynshengladbahut, Klopp u tregua korrekt. “Po, e di shumë mirë këtë histori, madje ka një listë të gjatë të ndeshjeve të kthyera në mënyrë të pabesueshme që prej asaj periudhe, prandaj asnjëherë nuk e kam thënë se ne jemi në finalen e ‘Uemblit’. Kemi hedhur vetëm një hap. Por në ndryshim nga ajo kohë, problemi është se në këtë mes jemi edhe ne. U kam thënë lojtarëve se duhet të jenë vetja në fushën e lojës”, deklaroi trajneri i gjermanëve në prononcimin e djeshëm.