Kombëtarja 


Ergys Kace, ne kohen kur luante per ShpresatNga dita në ditë pritet që trajneri i Kombëtares, Xhani de Biazi, të publikojë listën e lojtarëve që do të grumbullojë për sfidën e rëndësishme ndaj Norvegjisë më 7 qershor në Tiranë. Por ndërsa tekniku italian heziton, të ashtuquajturat surpriza apo “blerjet” e reja të përfaqësueses po zbulohen përditë nga klubet ku luajnë disa prej lojtarëve, të cilët mund të veshin për herë të parë bluzën kuqezi. Kjo për faktin se De Biazi i nis ftesat thuajse 20-25 ditë përpara ndeshjes, ndërsa lista përfundimtare zbardhet prej tij vetëm 7-10 ditë para. Prandaj ky fillim jave është karakterizuar nga zyrtarizimet e ftesave që tekniku italian u ka bërë disa elementeve të reja. Të parët ishin Ergys Kaçe, Azdren Llukaku dhe Jurgen Xhasula, ndërsa dje janë shtuar edhe emrat e Vullnet Bashës, Armir Abrashit. Klubet përkatëse të tyre kanë deklaruar publikisht se lojtarët e tyre kanë marrë thirrjen për në Kombëtare.


 


Xhani de Biazi


Ndërsa ftesat ua ka dërguar me kohë klubeve, trajneri Xhani de Biazi ende nuk e ka bërë publike listën zyrtare të futbollistëve që do të grumbullojë ndaj Norvegjisë