Sulmuesi më i mirë aktualisht në Premier Ligë, Diego Costa është ylli i radhës që po kërkohet nga një klub kinez.
Klubi i futbollit Tianjin Quanjian është i gatshëm që të bëjë ofertë 80 milionë funta (Mbi 93 milionë euro), raporton The Sun.
Në këtë afat kalimtar nga Chelsea drejt Kinës u largua braziliani, Oscar.
Kurse përveç tij tashmë pjesë e Super Ligës kineze janë edhe disa yje të tjerë të futbollit evropian.
1 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)