Federata Kolumbiane e Futbollit reagoi dhe dënoi me forcë kërcënimet me vdekje të bëra në drejtim te mesfushorit Jaminton Campaz dhe familjes së tij.

Kolumbia u eliminua në raundin e 1/8 të finaleve të Botërorit nga Zvicra pas serisë së gjuajtjeve të penalltive dhe Campaz kishte humbur një rast shumë të mirë goli në kohën shtesë që mund të ndryshonte historitë e asaj sfide.

Federata Kolumbiane nënvizoi se asnjë sportist nuk duhet të intimidohet se përfaqësoi vendin e tij, ndërsa vetë Campaz iu drejtua rrjeteve sociale duke shprehur të gjithë frustrimin e tij dhe duke kërkuar respekt dhe dënuar urrejtjen.

Federata Kolumbiane në të njëjtën kohë, i kërkoi prokurorisë së përgjithshme të hetojë këto kërcënime dhe shtoi se futbolli duhet të bashkojë njerëzit dhe jo të nxisë dhunën apo intimidimin.