Do të jetë Diana Bianchedi, kampione olimpike e skermës në Barcelona 1992 dhe Sideny 2000 dhe zv/presidente e CONI, shefja e delegacionit të kombëtares italiane.

Ishte presidenti i FIGC, Giovanni Malagò që e bëri të ditur emërimin e saj në këtë detyrë teksa e vlerësoi ish sportisten italiane.

‘Një zgjedhje që i përgjigjet një pretendimi ose më mirë një kërkese të të apasionuarve, të njerëzve, të italianëve-tha Malagò në një intervistë për të përditshmen italiane ‘La Gazzetta Dello Sport-futbolli nuk duhet të perceprohet më si një realitet më vete. Diana gëzon prestigj dhe kredibilitet ndërkombëtar. Të jesh zv/presidente e CONI dhe të njëjtën kohë, imazhi institucional i Italisë së futbollit është si të vësh këtë sport sërish në qendër të një dialogu me sportin në 360 gradë. Ndjej energji dhe pozitivitet. E ndjej që janë premisat për të bërë diçka të rëndësishme’.

Giovanni Malagò më pas iu kthye çështjes Pirlo dhe mosemërimit të tij në postin e kombëtares italiane.

‘Gjithçka ishte kryer, çdogjë ishte gati për njoftimin. Pastaj…Maldinin do ta takoj pas pushimeve’-tha presidenti i FIGC që mbrojti më pas zgjedhjen e tij për të kthyer në pankinën e Të Kaltërve.

‘Është trajneri i duhur-vijoi Malagò-e telefonova vetëm pasi u mbyll përfundimisht çështja Pirlo. Nënshkroi kontratën në më pak se 2 minuta, thuajse pa e lexuar fare. Por, më falenderoni Conten për fjalët që ka thënë gjithnjë, për sjelljen e atij që e do vërtet Kombëtaren. Ne nuk e kontaktuam kurrë’.

Top Channel