Kombëtarja shqiptare vazhdoi stërvitjen duke qenë e plotë, ndërsa mbeten edhe 3 ditë deri nga ndeshja e parë në Ligën e Kombeve, ndaj Bjellorusisë në Tiranë.
KOMBETARJA STERVITET E PLOTE
Trajneri Maran ka në dispozicion të gjithë lojtarët e listës
Largimi është Qazim Laçi, Balliu në dyshim për lëndim
Nga Superliga shqiptare aktualisht janë tre futbollistë
Mbrojtësi Ismaili nuk iu bashkua Dajsinanit, Alijit e Qefalisë
Probleme ka pasur, por duhet të përshtatet.
Trajneri I kombëtares, Rolando Maran, ka vazhduar stërvitjen tashmë me grupin e plotë prej 28 lojtarësh, ndërsa disa ndryshime kanë ndodhur.
Të dëmtuar janë Qazim Laçi, që është larguar dhe Ivan Balliu, që është I lënduar dhe po monitorohet, ndërsa nga Superliga shqiptare janë tre lojtarë deri tani.
Këta janë portieri Mario Dajsinani I kampiones Egnatia, mesfushori Klevi Qefalia dhe mbrojtësi Naser Aliji, që të dy këta të Dinamos.
I ftuar është edhe Feta Fetai, mesfushori që luan në Kroaci
U mendua që nga kryeqytetasit do të thirrej edhe Ysni Ismaili, shqiptar I Maqedonisë së Veriut, por nga Federata Shqiptare e Futbollit informojnë se ai nuk është kërkuar nga trajneri italian, dhe se nuk është stërvitur me ekipin përfaqësues.
Kur mbeten edhe tri ditë deri në ndeshjen e 26 shtatorit në “Arenën Air Albania” në kryeqytet, ndaj Bjellorusisë në Ligën e Kombeve, Maran besohet se e ka të qartë lojtarët më në formë dhe po kristalizon formacionin.
Pritet që kuqezinjtë të luajnë në sulm, edhe pse kundërshtari do të jetë I rrezikshëm me shpejtësinë, shtatlartësinë dhe përgatitjen e tij fizike.
Tekniku italian nuk thirri lojtarë me përvojë si Asani, Bajrami dhe Broja, ndërsa debutues në grumbullim janë mbrojtësi Sina dhe lojtari ofensiv I krahut, Kerjota.
