Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e kaluar qytetin e Novi Sadit, ku një tifoz i Partizanit u vra para një kafeneje në lagjen Detelinara.
Viktima, Dejan Mirković, 37 vjeç, pësoi plagë të rënda nga një sulm i dhunshëm, të cilat rezultuan fatale. Ai ndërroi jetë në vendngjarje, pa mundur të marrë ndihmën mjekësore.
Policia lokale ka nisur menjëherë hetimet dhe është në kërkim të autorit të dyshuar, i identifikuar me inicialet G. V. Forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe po mbledhin prova që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të krimit.
Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se do të japin më shumë informacion në vijim.