Kosova e ka mbyllur me nder fushatën kualifikuese të Botërorit 2026, duke barazuar 1-1 me Zvicrën në “Fadil Vokrri”, me “Dardanët” që tani do të shohin nga faza Play off për të realizuar ëndrrën e madhe.

Ishte Zvicra ajo që dha sinjalin e parë në këtë ndeshje teksa pati një tentativë që u ndal nga portieri Muriç, ndërsa në minutën e 36’, ishte Kosova që krijoi një mundësi me Veldin Hoxhën, por gjuajtja e tij u prit nga portieri Kobel.

Por ajo që ra në sy është se një pjesë e tifozëve të pranishëm në “Fadil Vokrri” fërshëllenin Granit Xhakën sa herë ai kishte topin në zotërim, më pas ishte Muriqi që bëri përpjekjen e tij por pa sukses. Megjithatë pjesa e parë përfundoi me barazimin 0-0.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol, me helvetët që kaluan në avantazh në minutën e 47’ të takimit me anë të Vargas.

Gjithsesi, barazimi erdhi nga Muslija, i cili me një goditje nga distanca “shtangu” portierin Kobel, duke rikthyer baraspeshën me një supergol.

Kështu Kosova e mbyll në vendin e dytë Grupin B me 11 pikë, duke ndalur dhe ecurinë perfektë të Zvicrës që deri para sfidës së sotme i kishte të gjitha fitore.