Kosova është në festë dhe kërkon që kjo festë të vazhdojë edhe pas mesnate deri në verë. Dardanët presin në Prishtinë Turqinë për finalen e play off-it që të dërgon në Botëror.
Trajneri Franco Foda i ka besuar 11-shes që hodhi në fushë përballë Sllovakisë, me Muriç në portë, Dellova, Hajrizi dhe Hajdari në mbrojtje, Vojvoda dhe Gallapeni do të luajnë më të avancuar nga krahët, ndërsa në mesfushë janë Hoxha, Rexhbeçaj dhe Muslija. Sulmi do të përbëhet nga dyshja Muriqi-Asllani.
Drejtësi në këtë takim do të vendosë anglezi Michael Oliver, ndërsa nga krahët do të ndihmohet nga Stuart Burt dhe James Mainwaring, ndërsa i katërt do të jetë Chris Kavanagh. Në krye të VAR do të jetë spanjolli Carlos del Cerro Grande, ndërsa asistent Andrew Dallas. Sfida do të startojë në orën 20:45 dhe të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë ta ndjekin drejtpërsëdrejti në Top Channel dhe DigitAlb.
Formacionet Zyrtare:




