Vazhdimi i ndeshjes së ndërprerë ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës do të luhet këtë të diel, më datë 3 Shtator. FIFA vendosi që përballja të vijojë në orën 14:30.


Përballja do të nisë prej minutës së 22-të të lojës, atëherë kur erdhi edhe ndërprerja e parë, për shkak të reshjeve të dendura të shiut, që bën të pamundur zhvillimin normal të lojës.


Pritja për përmirësimin e kushteve ishte e kot, ndërsa gjyqtarët dhe delegatët vendosën përfundimisht që ndeshja të shtyhej, ndërsa rezultati ishte në barazim pa gola.


Edhe pse në takimin me dy ekipet përfaqësuese, u la e hapur mundësia që Kroaci-Kosovë të shtyhej për një datë të mëvonshme, gjatë paradites FIFA njoftoi vazhdimin e lojës brenda 24 orëve.


Në faqen zyrtare të Konfederatës Botërore të Futbollit njoftohej se përballja do të luhet të dielën më 3 shtator, ndërsa Supersport mësoi loja do të nisë prej orës 14:30.


3 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)