Deklarata


Ikona e katalanasve ironizon me ata që sugjeronin se dominimi i Barçës kishte përfunduar


Mesi shakterron mekses Moltolivo e Konstant en Barcelona Milan 4-0Ikona e Barcelonës, Johan Krujf, ka përshëndetur Lionel Mesin, autorin e dy golave në fitoren e përmbysjes historike 4-0 të katalanasve kundër Milanit, të martën në mbrëmje, në ndeshjen e kthimit të turit 1/8-ave të Champions League. Talenti i kombëtares argjentinase e gjeti dy herë rrugën e golit para se blaugranët të nxirrnin në dritë edhe dy gola të tjerë, duke bërë një përmbysje për t’u mbajtur mend pas humbjes së ndeshjes së parë në “San Siro”, me rezultatin 2-0. Dhe Johan Krujf nuk ka asgjë tjetër, përveç lavdërimeve të pakursyera për futbollistin më të mirë të planetit. “Mesi ishte thjesht i shkëlqyer. Shënimin e golave ai e ka pasur misionin e tij, që s’kishte të bënte dhe aq shumë me punën e ekipit. Dy golat ishin e gjitha cilësi e tij individuale, që Mesi i nxori mjaft mirë në pah, tha Krujf. Edhe për shkak se pjesa tjetër e ekipit zhvilloi një lojë të mirë, Mesi krijoi hapësirën që kërkon për të bërë atë që bëri. Ai ishte në gjendje të jashtëzakonshme për ta tërhequr ekipin përpara në një situatë të tillë. Me të vërtetë ishte një lojë e mrekullueshme”. Holandezi pastaj vazhdoi të ironizojë me sugjerimet se dominimi i Barcelonës tashmë është dobësuar, duke shtuar: “Është absurditet absolut për të thënë se tashmë ka mbërritur fundi i epokës së Barcelonës”. Krujf, gjithashtu, foli edhe në lidhje me gjendjen e Tito Vilanovës, teksa theksoi se mungesa e trajnerit mund t’i dëmtojë katalanasit: “Trajneri është me të vërtetë lideri i një skuadre, sepse nevojitet për të dhënë udhëzime kur gjërat shkojnë keq. Njëmbëdhjetë lojtarët nuk mund të bëjnë gjithnjë pa një udhëheqës. Asnjë lojtar nuk mund ta marrë atë rol që ka trajneri.”