Mbrëmjen e sotme janë luajtur 10 ndeshjet e ditës së dytë të kualifikueseve të Botërorit në shtator, me skuadrat “Big” që morën tre pikët.

Gattuso debutoi me një fitore bindëse në krye të stolit të Italisë, duke mundur 5-0 Estonin. Pjesa e parë nuk prodhoi shumë, por në të dytën, “Azzurrët” arritën të bënin çdo gjë mirë për të marrë tre pikët. Po në Grupin I, rivali direkt për vendin e dytë të Italisë, Izraeli triumfoi 0-4 ndaj Moldavisë në transfertë.

Franca e nisi gjithashtu me fitore aventurën në Kualifikuese, teksa në ndeshjen e parë të Grupit D, mundi 0-2 Ukrainën falë golave të Olise dhe Mbappe, ndërsa po në këtë grup, Islanda mundi 5-0 Azerbajxhanin.

Një fitore bindëse e arriti dhe Greqia, e cila mundi 5-1 Bjellorusinë, duke marrë kështu kreun e Grupit C, edhe falë barazimit pa gola mes Danimarkës dhe Skocisë.

Kroacia gjithashtu mori një fitore minimale me Ishujt Faroe, duke i qëndruar pas Republikës Çeke në Grupin L, e cila gjithashtu triumfoi 0-2 kundër Malit të Zi.

REZULTATET:

GRUPI B

ZVICËR 4-0 KOSOVË

SLLOVENI 2-2 SUEDI

GRUPI C

GREQI 5-1 BJELLORUSI

DANIMARKË 0-0 SKOCI

GRUPI D

UKRAINË 0-2 FRANCË

ISLANDË 5-0 AZERBAJXHAN

GRUPI I

ITALI 5-0 ESTONI

MOLDAVI 0-4 IZRAEL

GRUPI L

ISHUJT FAROE 0-1 KROACI

MALI I ZI 0-2 REP. ÇEKE