Aventura e Shqipërisë në lojërat olimpike “Londër 2012” po shkon drejt mbylljes. Kuqeziu i fundit që do të garojë sot është Arben Kuçana, i cili konkurron në disiplinën 50 metra me pistoletë për meshkuj në orën 10:00. Qitësi shqiptar, pjesë e ekipit olimpik kuqezi në “Londër 2012”, ka garuar më datë 28 korrik në disiplinën e qitjes, më specifikisht në 10 m, pistoletë ajër, ku ka arritur një rezultat të kënaqshëm. Ai ka grumbulluar 577 pikë, duke zënë vendin e 20-të në klasifikimin e përgjithshëm, mes 44 rivalëve në këtë garë. Për sa i përket garës së sotme objektivi i qitësit shqiptar është fitimi i të drejtës për të garuar në finale.
I fundit
Arben Kuçana, do të jetë edhe sportisti i fundit pjesëtar i ekipit olimpik shqiptar që do të garojë në “Londër 2012” në disiplinën 50 metra me pistoletë.