Këtë të martë në New Jersey Franca do të luajë sfidën e 1/16 të finaleve të Botërorit 2026 me Suedinë. Kjo e fundit kujtohet jo aq për atë që bëri në grup, por për mënyrën sesi u kualifikua për në Botëror.
Suedia arriti në Botëror në mënyrë të çuditshme falë pikëve të fituara në Nations League, pasi i mbylli kualifikueset në vendin e fundit në grupin e saj me Zvicrën, Kosovën dhe Slloveninë me vetëm 2 pikë në 6 ndeshje të luajtura. UEFA e çoi Suedinë në playoff; në fillim pengesa Ukrainë që duhet të luante në fushë neutrale; ndeshja u zhvillua në Valencia, me Suedinë që fitoi 3-1 me tregolëshin e Gyokeres. Më pas ishte Polonia në shtëpi e fituar 3-2, edhe këtu falë një tjetër goli të Gyokeres, ndryshe nga sa ndodhi 4 vite më parë kur polakët triumfuan 2-0
Në mënyrë kurioze, rrugët e Gyokeres dhe Potter u kryqëzuan te Brightoni në 2019; trajneri e dërgoi sulmuesin te St.Pauli me huazim në vitin e parë dhe te Swansea e Coventry në të dytin, nuk e shihte dot me sy. Kurse tani nuk ua kursen elozhet: ‘Është fantastik, me një lojtar të tillë mund të bëjmë gjëra të mëdha’-janë fjalët e Potter. Gyokeres miratonte me kokë; e di shumë. mirë se Suedia varet nga ai dhe Isak që kaloi te Liverpool për miliona të shumtë.
Ajo në Valencia ishte fitorja e parë për anglezin Graham Potter që kishte dëshirën për t’u kthyer magjistar dhe për ta bërë bërë këtë u kthye në ‘shtëpi’ ose thuajse; trajneri britanik i shkarkuar nga Chelsea në 2023, i ndalur për gati 2 vjet, e nisi karrierën e tij si trajner me Ostersund në 2011-2018. Potter në atë kohë punonte në universitet dhe skuadra suedeze ishte në divizionin e katërt. Trajneri anglez mori drejtimin e Suedisë në muajin tetor dhe humbi keq ndaj Zvicrës, barazoi me Slloveninë dhe me Ukrainën shënoi fitoren e parë. Dhe më pas e përsëriti suksesin ndaj Polonisë. Dhe më pas erdhën miqësoret përpara Botërorit; humbje 3-1 me Norvegjinë dhe barazim 2-2 me Greqinë. Nuk është ndonjë rrugëtim i jashtëzakonshëm. Tani është Franca me sulmin galaktik përballë dhe për Suedinë parashikohen dhimbje të forta pasi mundësia që të shkatërrohet është e lartë, pasi skuadra e Deschamps i fitoi të treja ndeshjet e grupit me 10 gola të shënuar dhe 2 të pësuar.
Top Channel
