Kukesi festonVerilindorët zhgënjejnë me Rudar Velenjen. Një gol si sulmuesit rus, i jep fitoren kazakëve të Almatit


Kukësi dhe Teuta e kanë nisur jo me këmbën e mbarë aventurën në Ligën e Europës. Në ndeshjen e parë të turit eliminator të kësaj veprimtarie, verilindorët kanë barazuar në “Elbasan Arena” 1-1 me malazezët e Rudar Velenjes, ndërsa durrsakët kanë humbur në ndeshjen kundër kazakëve të Kairat Almati me rezultatin 0-1 në “Niko Dovana”, me një gol të rusit Andrei Arshavin. Për të dyja ekipet, kualifikimi do të vendoset pas një jave. Ashtu si një vit më parë, Kukësi nuk i ka bërë nisje të mirë Ligës së Europës. Në takimin e parë të turit të parë eliminator kundër Rudar Velenjes, fituesit e Kupës së Shqipërisë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 dhe sa i takon kualifikimit për në turin e dytë, ajo do të vendoset në sfidën e kthimit. Fillimisht kanë kaluar verilindorët në avantazh në minutën e 32-të të pjesës së parë me anë të brazilianit Rangel, ndërsa në të dytën miqtë kanë barazuar me anë të një penalltie, ku shënuesi ishte portieri i skuadrës malazeze. Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e kujdesshme nga të dyja skuadrat. Kukësi rriti disi presionin e lojës në gjysmën e dytë të pjesës së parë, duke gjetur edhe golin e avantazhit ndaj malazezëve në minutën e 32’ me anë të Rangel. TeutaNjë top i harkuar nga Mici në zonë pas një goditje dënimi në krahun e djathtë, përfundon te braziliani që shënon me kokë golin e avantazhit. Ekipi i Rudarit iu afrua golit të barazimit në minutën e 69′ të pjesës së dytë. Ivanoviç dribloi në zonën e rreptësisë së Kukësit dhe gjuajtja e tij preku shtyllën e portierit Koliçi. Por malazezët nuk u ndalën me kaq. Pak minuta më pas Rudari fitoi një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga portieri mik, Radanoviç. Ivanoviç pati një tjetër rast për të kaluar ekipin e tij në avantazh në minutën e 84′-t. I gjendur i vetëm përballë Koliçit, Ivanoviç provoi të kalonte një top sipër tij, por gardiani i Kukësit kuptoi çdo gjë, duke shpëtuar ekipin e tij nga goli i disavantazhit. Kukësi edhe pse qarkulloi shumë topin në minutat e fundit të lojës, nuk arriti të gjente golin e fitores dhe mbyllet kështu në barazim 1-1 sfida e parë, një rezultat që favorizon ekipin malazez. Takimi i kthimit do të luhet pas një jave, më 7 korrik në vendin fqinj të Malit të Zi. Ndërkohë Teuta e ka mbyllur me një humbje minimale 1-0 sfidën e saj kundër Kairat Almati. Në pjesën e parë, ekipi i drejtuar nga Juljan Ahmataj arriti jo vetëm të kontrollonte sulmin e rrezikshëm të ekipit kazak, i cili ka në përbërje një emër të njohur si rusi Andrei Arshavin, por edhe të rrezikonte portën kundërshtare në disa raste. Hila dhe Hoxha kishin dy mundësi të mira shënimi në minutat ‘20 dhe ‘24, pas skemave në goditje standarde, por pa arritur të shënjestrojnë si duhet kuadratin e portës së Kairat, të ndalur edhe nga ndërhyrjet e portierit Plotnikov. Teuta ra fizikisht në pjesën e dytë, duke lënë hapësira të rrezikshme në prapavijë, pasi dukej qartësisht diferenca në përgatitjen fizike në krahasim me Kairat që ka kohë që ka filluar sezonin. Në minutën e 62, Arshavin dha një top të saktë për Guhu, por gjuajtja e mesfushorit përfundoi jashtë kuadratit. Pak minuta më vonë, ishte Arshavin që zgjidhi gjithçka vetë me një gjuajtje nga jashtë zonës, e cila u devijua nga një mbrojtës i Teutës duke gënjyer Moçkën, i cili pa sferën të përfundonte në rrjetë. Më pas, ekipi mik administroi ndeshjen duke mbyllur ndeshjen me këtë fitore minimale në jashtë fushe që ia thjeshtëson më shumë kualifikimin.


 


Europa League


Dje


Kukësi – Rudar Velenje 1-1


Rangel 32’/ Radanoviç 71’(pen)


Teuta – Kairat Almati 0-1


Andrei Arshavin 70’