Liga e Kombeve sheh përsëri sot Shqipërinë të zbresë në fushën e lojës me ndeshjen e dytë në grupin e saj, ku këtë herë përballet me San Marinon në stadiumin “Olimpico” të Serravale. 

Kuqezinjtë e kanë nisur me këmbën e mbarë rrugëtimin e tyre pas fitores ndaj Bjellorusisë, ndërsa pritet që edhe sot të regjistrojnë një sukses përballë ekipit modest që mban vendin e fundit në reneditjen e FIFA-s.

Ndërkohë, në sulm janë aktivizuar Mehmeti e Uzuni në vend të Hoxhës dhe Seferit, kurse surpriza e madhe është aktivizimi i debutuesit Sina në mbrojtje me Hysajn i cili e nis nga stoli.

Veterani Berisha gjithashtu është ulur në stol, duk i lënë vendin Sherrit në formacionin titullar.