Të veçanta


Europiani 2012 është një nga ngjarjet më të bujshme futbollistike, e cila ka tërhequr vëmendjen e së gjithë botës, duke mos njohur kufij. Ja disa gjëra që nuk i dini për të: Spanja kushton 653 milionë euro. Kampionia e botës dhe kampionia në fuqi e Europës ishte ekipi më i shtrenjtë, thuajse 200 milionë më shumë se Gjermania (469 milionë). Ekipi më i rëndë në peshë. Nëse Spanja rëndon në tregun e transferimeve, Italia prish shigjetën e peshores. Me një mesatare prej 78.5 kg, skuadra “axurre” është më e rënda. Një himn për të qeshur: Polakët nuk mund të guxonin të gjenin performancën më ideale. Himni i tyre që mbështet përfaqësuesen kombëtare është kënduar nga tetë femra të veshura me kostume tradicionale. 13 milionë euro për Ukrainën: Lojtarët ukrainas do të përfitonin deri në 13 milionë euro nëse do të fitonin trofeun. Për çdo ndeshje të fituar në Grupin D, i pret një çek i vogël prej 500 mijë eurosh. Çita zëvendësonte Polin: Pas oktapodit gjerman, që parashikonte rezultatet në Botërorin e Afrikës së Jugut, gjatë Euro 2012 doli një elefant (femër 33-vjeçare) polak që këshillon bastvënësit duke zgjedhur pjeprat.


Nga 23 lojtarët që ka thirrur trajneri Xhovani Trapatoni, asnjë nuk luante në Irlandë. Njëzet prej tyre luajnë në Premier League dhe kampionatin anglez, një në SHBA (Kin), një në Rusi (MekGedi) dhe një në Skoci (O’Dea). 38 vjeç është mosha e veteranit të kampionatit, Kostas Kalkias, nga Greqia. Askush nuk e besonte se ai do të ishte titullar në ndeshjen hapëse kundër Polonisë. Sipas revistës franceze “So Foot”, mbrojtësi i Francës dështoi në provën për t’u bërë aktor, pasi pritej të luante në një film. Nga 16 ekipet e pranishme në finalet e Euro 2012, Suedia ishte ekipi më shtatlartë. Mesatarja: 185 cm. Është e natyrshme kur ke lojtarë të tillë si Ibrahimoviç, një kullë 1.92 m., ose Andreas Izakson, portieri 1.99 m. Herën e fundit që irlandezët kishin diskutuar Kampionatin Europian, ai quhej ende Kampionati Europian. Edhe pse nuk dolën dot nga grupi, ata e fituan kampionatin e tyre, atë të tifozëve.