Një lojtar shqiptar është mes 10 talenteve me më shumë perspektivë për të ardhmen e futbollit botëror. Këtë nuk e thotë një tifoz i thjeshtë dosido, por vetë Lionel Messi.

Ylli argjentinas, bashkë me kompaninë “Adidas” që e sponsorizon, ka publikuar në rrjetet sociale edicionin e dytë të “Messi +10”. Një fushatë ku ai shpalos emrat e 10 lojtarëve të cilët sipas tij do të jenë e ardhmja e futbollit botëror.

Dhe mes tyre është edhe emri i Brajan Grudës. Futbollisti 21-vjeccar i cili ka treguar sa vlen edhe me fanellën e Brajton në Angli, është mes emrave që ka përzgjedhur Mesi këtë radhë, përkrah futbollistëve me famë si Niko Paz, apo edhe Rio Ngumoha e Rodrigo Mora.

Një vlerësim i jashtëzakonshëm për djaloshin, i cili ndiqet me shumë vëmendje prej kohësh nga stafi i Kombëtares shqiptare që është gati të përfitojë në momentin e parë kur Gruda të shfaqë dëshirën për t’u larguar nga Gjermania, të cilën e ka përfaqësuar rregullisht deri me U21, për të veshur fanellën kuqezi.