Moderatorja, Fjoralba Ponari sapo na prezantoi me të dashurin. Megjithëse ajo ka pranuar gjithmonë që është në një lidhje nuk ka dashur që të postojë foto me të.


Rreth këtij të fundit, Fjoralba ka folur sot në Instagram në një bashkëbisedim që ka zhvilluar me ndjekësit.


Një prej fansave të saj si duket e ka parë atë me një çun simpatik dhe të gjatë në rrugë dhe e ka pyetur se kush është ai.


“Kush është ai çuni i gjatë dhe simpatik që ishte me ty sot? P.s je si beb live”- shkruan ndjekësja, teksa Fjoralba i është përgjigjur “My bf (boyfriend). Dhe faleminderit.”