Kylian Mbappe këto ditë është bërë shënjestër e kritikave nga tifozët dhe medias në Spanjë. Arsyeja? Udhëtimi në Sardenjë për pushime e futbollistit me të dashurën e tij Ester Exposito.
Gjatë fundjavës u bënë virale fotot e sulmuesit të Realit të Madridit dhe aktores spanjolle teksa janë duke shëtitur në Cagliari. Mbappe përfitoi nga pushimi që i rekomanduan mjekës për të zgjidhur një problem në gju që po e torturon prej kohësh për t’i lejuar vetes disa ditë pushimi me Ester.

Çifti u kthye në Madrid në mbrëmjen e së dielës vetëm pak minuta para fillimit të ndeshjes mes Espanyolit dhe Realit të Madridit, i rëndësishëm për Los Blancos që të mos lejonin mbajtjen e ‘tunelit të nderit’ kundrejt rivalëve të Barcelonës në El Clasico e së dielës(katalanasit mund të ishin shpallur kampionë që të dielën nëse Reali nuk do të fitonte përballjen me Espanyolin).

Sipas të përditshmes AS, në përgjithësi, sjellja e Mbappe nuk është pëlqyer nga tifozët, klubi dhe e ka larguar akoma më shumë nga shokët e tij të skuadrës; në një moment kaq delikat për Realin e Madridit, në një sezon që edhe njëherë do të mbyllet pa tituj dhe me Barcelonën që mund të fitojë titullin në El Clasico e së dielës, ‘arratia romantike’ e francezit nuk është vlerësuar aspak sidomos për zhurmën mediatike; rrjeti është përditësuar vazhdimisht me lëvizjet e Kylianit

Alvaro Arbeloa tentoi të mbyllë çështjen edhe sepse me shumë mundësi, francezi nuk do të rikuperohet në kohë për supersfidën ndaj Barcelonës. ‘I gjithë planifikimi për futbollistët e dëmtuar është nën vëzhdim në stafi mjekësor i Realit të Madridit që kontrollin se kur duhet të shkojnë futbollistët në Valdebebas dhe kur jo-tha Arbeloa-nga aty, çdo kush bën atë që i duket më mirë në kohën e tij të lirë, unë nuk mund të ndërhyj’.A do të mjaftojë kjo deklaratë që të riparojë krisjen e krijuar mes Mbappe dhe ambientit e pjesës tjetër të skuadrës?