Adrian Bajrami u largua nga Shqipëria për të përfaqësuar Zvicrën dhe nga shumë u cilësua si tradhtar.
Megjithatë, vetë lojtari së fundmi është shprehur krenar në lidhje me origjinë e tij shqiptare, duke shtuar se ndihet edhe zviceran pasi Zvicra është shtëpia e tij.
“Ndihem njëkohësisht zviceran dhe shqiptar. Jam rritur në mënyrë shqiptare, me traditat, gjuhën dhe kulturën. Njëkohësisht, kam lindur dhe jam rritur në Zvicër, ky është vendi im. Jam krenar që përfaqësoj këtë vend. Ndeshja e Zvicrës ndaj Kosovës? Sigurisht që ekzistojnë lidhje. Është një ndeshje e veçantë, që të jep kënaqësi ta luash”- tha ai.


