Një tjetër futbollist i Kombëtares është protagonist në Turqi. Këtë herë bëhet fjalë për Qazim Laçin.
Mesfushori kuqezi ka gjetur ditën e sotme rrugën e rrjetës në sfidën që Rizespor po fiton 1-0 ndaj Eyupspor. Përballje kjo e vlefshme për javën e 16-të në Superligën turke.
Në minutën e 45+2, Laçi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, i cili kështu dërgoi topin në fundin e rrjetës për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij. Një gol që padiskutim ngriti në këmbë të gjithë të pranishmit, të cilët duartrokitën për shqiptarin. Kujtojmë se ky është goli i dytë për 29-vjeçarin në këtë sezon, teksa në 14 ndeshje të zhvilluara në kampionat, ka dhuruar edhe 3 asiste.
