
Ballkani ka qenë një fole talentesh këtë sezon, pasi ka patur në skuadër futbollistë si Blend Baftiu, Arbër Hoxha dhe Jetmir Topallin. Të tre shumë cilësorë dhe që shfaqen vlerat e tyre.
Ata tashmë do të transferohen në Turqi dhe një lajm të tillë e ka konfirmuar dhe presidenti i klubit, Arsim Kabashi. Ky i fundit ka pranuar se skuadra e tij do të humbasë në cilësi, por mendoi për të mirën e lojtarëve të tij.
Jetmir Topalli ka firmosur për Yeni Malatyaspor, ndërsa Baftiu dhe Hoxha pritet t’i bashkohen ekipit të Alanyasporit. Një sukses ky i madh për një klub të vogël si Ballkani që pritet të arkëtojë të ardhura të mira.