Në prag të grumbullimit për kampionatin botëror ‘Rusi 2018’, ka ardhur një lajm aspak i mirë për kombëtaren braziliane të futbollit.


Kështu mbrojtësi i djathtë i Paris Saint Germain, Dani Alves nuk do të jetë pjesë e Seleçaos, për shkak të një dëmtimi.


35-vjeçari u dëmtua në finalen e Kupës së Francës mes PSG-së dhe Les Herbiers, ndërsa gjatë ditës së sotme iu nënshtrua analizave në prani të mjekëve të kombëtares braziliane.


Konstatimi i tyre ishte vërtetë i dhimbshëm, pasi Dani Alves ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju, çka e bën të pamundur rikuperimin e tij për ndeshjet e Kupës së Botës.


11 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)