Kategoria I


Partizani mund Elbasanin dhe më në fund është i treti


Është Partizani fituesi i supersfidës së prapambetur të javës së 18-të të Kategorisë së Parë. Takim i luajtur nën dritën e prozhektorëve në stadiumin “Qemal Stafa” mes të të kuqve dhe Elbasanit, është mbyllur me rezultatin e ngushtë 1-0 në favor të kryeqytetasve. Në një terren të papërshtatshëm për të luajtur, Partizani ka qenë më superior gjatë gjithë ndeshjes, ndërkohë që ka pasur edhe mbështetjen e tifozëve të vet të zjarrtë. Nuk vonon shumë, në fakt dhe rezultati i ndeshjes zhbllokohet. Një këndore nga e djathta për të kuqtë shkon në gjysmëlartësi në zonën e vogël të verdhebluve, ku mbrojtësi Tafaj ndërhyn me kokë dhe shënon. Elbasani e ka të vështirë të reagojë dhe iniciativën e kanë djemtë e trajnerit Shpëtim Duro. Por deri në fund asgjë nuk e ndryshoi rezultatin 1-0, që e ngjit Partizanin në vendin e tretë në klasifikim.


 


FSHF


Me interes pritet është raporti njëvjeçar i punës nga Komisioni i Etikës


Kombëtare – Temë e rëndësishme do të jetë edhe “ndëshkimi” i futbollistëve që në ndonjë rast, pa arsye, vendosin të mos i përgjigjen ftesës për t’u bërë pjesë e Ekipeve Kombëtare


Asambleja, sot do të vendoset për titujt e kohës së luftës


Duka ne mbledhjen e Asamblese Vjetore te FSHF-se 2011Titujt e kohës së Luftës II Botërore janë diskutuar prej vitesh, por vetëm sot do të jepet një verdikt përfundimtar mbi këtë çështje. Do të jetë pikërisht Asambleja e Zakonshme e Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila zhvillohet gjatë ditës së sotme. Gjatë periudhës 1939-1942 në vendin tonë janë regjistruar disa aktivitete sportive, të cilat kanë ndarë statisticienët, historianët dhe opinionin futbolldashës në vend. Nga njëra anë qëndrojnë ata të cilët mendojnë se duhet të njihen si kompeticione zyrtare dhe të vlefshme, gjë që do të bënte që në koleksionin e Tiranës të shtohen edhe dy trofe, ndërsa një tjetër në atë të Vllaznisë. Në anën tjetër rreshtohen ata që numërojnë faktet: zhvillimin në kushte anormale, nën pushtimin fashist, organizuar nga pushtuesit italianë dhe nga federata që ishte inekzistente në ato momente, pjesëmarrja e vetëm disa skuadrave, madhe edhe nga Kosova, dhe pa respektuar strukturën e kampionatit me dy faza, prandaj dhe nuk duhet të njihen. Megjithatë, do të jetë sot Asambleja ajo që do të vendosë, pasi të këtë shqyrtuar faktet e mbledhura. Një temë tjetër që pritet me interes është edhe raporti i punës 1-vjeçare të Komisionit të Etikës, që vjen menjëherë pas akuzave të shumta për trukime në futbollin tonë dhe ku të ndëshkuarit janë vetëm dy, Bylis dhe Kastrioti. Temë e rëndësishme do të jetë edhe “ndëshkimi” i futbollistëve që në ndonjë rast, pa arsye, vendosin të mos i përgjigjen ftesës për t’u bërë pjesë e ekipeve kombëtare. Gjithsesi pritet që të mos mungojnë polemikat e shumta mes pjesëmarrësve.


 


Champions League / Azi


Sukaj, një dopjetë për triumfin e Sepahanit


Një ditë pas Hamdi Salihit, edhe Xhevahir Sukaj gjen rrugën e rrjetës në Champions League-n e Azisë. Sulmuesi shkodran, i cili luan në radhët e skuadrës iraniane, Sepahanit, realizoi një dopjetë. Pikërisht Sukaj ishte autori i dy prej tre golave të ndeshjes së fituar nga skuadra e tij me rezultatin 3-0 ndaj Al Nasr Dubai. Ish-sulmuesi i Vllaznisë e realizoi golin e parë në minutën e 22-të dhe tjetrin në të 80-ën. Ndërsa goli i tretë mban vulën Ebrahim në minutën e 86-të.


 


Kombëtarja U-21


Gega, i pakënaqur nga lojtarët e kampionatit


Trajneri i përfaqësues tonë Shpresa, Skënder Gega, nuk e fsheh zhgënjimin pas zborit treditor me futbollistët të moshës nën 21 vjeç nga kampionati shqiptar i futbollit. “Dëshira ishte shumë e madhe, por kualiteti linte për të dëshiruar, tha dje ai. Gjithsesi, ky grumbullim na shërbeu, sepse krijuam një ide shumë të të qartë mbi lojtarët që luajnë në kampionatin tonë. Kjo tregoi se lojtarët që vijnë nga jashtë kanë më shumë kualitet dhe jo më kot luajnë në ekipet perëndimore”.


 


Shtypi spanjoll


Të përditshmet katalanase dhe madrilene kryqëzojnë blaugranët


Barcelonën në syrin e ciklonit: Mësim, duhet ndryshim sistemi


Zhgënjimi – Mesi dhe Fabgeras pas humbjes 1-3 në Barcelona-Real Madrid


Mesi e Fabregas te merzitur pas Barcelona Real Madrid 1-3Një humbje pothuajse me përmasa biblike, e konsideruar si një fazë historike, në të cilën Barcelona, ​​sipas përkufizimit, nuk është më ekipi më i mirë në botë. Performanca dhe dominimi i Real Madridit në “Kamp Nou” nuk ka kaluar pa u vënë re: humbja në shifrat 1-5 ishte shumë e largët, datonte në vitin 1963, kur blaugranët nuk humbnin në shtëpi kundër madrilenëve në një mënyrë të tillë. Plot 50 vjet. Gazetat spanjolle nuk falin. “Batosta” është titulli që përmbledh gëzimin madrilenes “Marca”.


Me tone të rënda janë përkufizimet edhe në të përditshmet katalanase. “Sport” hapet me një titull: “Ju duhet të zgjoheni”. Referuar humbjes me Realin, e shoqëruar me dështimin zhgënjyese në “San Siro” ndaj me Milanin, situata duket kritike. Mesi, sipas mbylljes së kryeshkrimit të kësaj gazete pro Barcelonës, “është simbol i rënies së përgjithshme. Titulli i “El Mundo Deportivo” është: “Nuk ka justifikime”. Më pas ajo shton se “Barça ndoshta ka qenë duke menduar për takimin e së shtunës në “Bernabeu”, duke u përqendruar te kampionati, si një trofe më tepër i rëndësishëm”. Por komenti më intrigues ka ardhur nga “El Pais”: “Ky është një mësim për Barcelonën. Real Madridi u tha qartësisht se duhet ta zhvilloni lojën tuaj, e cila nuk është pafundësisht një zgjidhje e mirë, përkundrazi mund të jetë bërë një sistem shumë rutinë”.


 


 


Barcelona


Iniesta driblon Boateng ne Milan barcelona 2-0


Mesfushori i talentuar e pranon: “Reali, finalist me meritë”


Milan-Barcelona 2-0 – Iniesta, duel me Boateng në ndeshjen Milan-Barcelona 2-0


Iniesta: E vë dorën në zjarr, ne do ta eliminojmë Milanin


Andres Iniesta u ka premtuar tifozëve të Barcelonës një kthesë të menjëhershme në situatën e vështirë që po kalojnë katalanasit, një ditë pas humbjes së rëndë në Kupën e Mbretit ndaj Real Madrid. Për ta bërë sa më bindës premtimin e tij, Iniesta nuk ka ngurruar të shprehë sigurinë se Barcelona do të kualifikohet në turin tjetër të Champions League, edhe pse është mundur 2-0 nga Milani në ndeshjen e parë. “Jam gati të vë dorën në zjarr, me Milanin kualifikohemi ne”, ishte batuta e tij. “Ky është një moment në të cilin gjërat nuk funksionojnë as në mbrojtje e as në sulm. E dimë të gjithë se ndeshja e kthimit me Milanin do të jetë një pikë kyçe e sezonit, por më 12 mars do të jemi gati. Në Kupën e Mbretit, ekipi shkoi deri aty ku meritonte të shkonte, pasi Reali është finalist me meritë. Të parëve që na dhemb ta pranojmë një gjë të tillë jemi ne. Të shtunën ka një ndeshje tjetër, por mendja mbetet te takimi me Milanin”, pranoi ai, duke theksuar gjithashtu se situata e veçantë që po kalonte Barcelona mund të ishte edhe rrjedhojë e rrethanave të krijuara. “Kur humben dy ndeshje të rëndësishme, është normale që të lindin dyshime. Por të mos harrojmë që jemi gjerësisht në avantazh në kampionat dhe Champions League mbetet e hapur. Nuk e fsheh që ndoshta na ka penalizuar fakti që po stërvitemi në distancë nga Vilanova”, deklaroi mesfushori spanjoll.