Merkato


Interi kërkon të huazojë Samir Ujkanin


Blerja e Sorrentinos nga Palermo mund të hapë valsin e portierëve. Mes skuadrave të përfshira është edhe Interi që, në kërkim të një zëvendësi të Handanoviç, duket se i ka vënë syrin Samir Ujkanit. Më shumë dritë mbi situatën hedh zëvendëspresidenti i sicilianëve, Guglielmo Miçichè: “Me ardhjen e portierit Sorrentino, është e qartë tashmë se një mes Ujkanit dhe Benusit do të shitet, sepse janë dy portierë që meritojnë të luajnë. Zikaltrit për shqiptarin? Drejtori Monako më ka informuar se kanë ardhur shumë oferta për Ujkanin, por nuk e di nëse Interi është vërtet i interesuar të marrë një tjetër portier apo do të presë rikthimin e Kastelacit”. Megjithatë, ka zëra se Interi ka ndërmend ta kërkojë Ujkanin në formë huazimi. Të tjera pista për shqiptarët janë edhe Fiorentina e Kievo, gjithnjë për portier të dytë.


 


Kupa e Afrikës


Në grupin e ekuilibrave fiton vetëm Burkina Faso


Vazhdojnë emocionet e Kupës së Afrikës, e cila dje ka parë të luhen ndeshjet e dyta të grupit C, ku bëjnë pjesë, Etiopia,  Zambia, Nigeri dhe Burkina Faso. Takimi i parë ishte ai mes  Zambias dhe Nigerisë, i mbyllur në barazim 1-1, duke konfirmuar edhe një herë ekuilibrin në këtë grup: edhe dy takimet e para kishin përfunduar pa fitues dhe as të fituar. Zambia kampione e Afrikës në fuqi ka mundur të rikuperojë dizavantazhin në minutat e fundit falë një penalltie të kthyer në gol nga portieri Mueene në minutën e 85-të. Më përpara Nigeria kishte kaluar në avantazh me golin e Emenike (57′) dhe kishte humbur edhe një 11-metërsh në minutën e 26-të me Mikel. Diferencën në këtë grup e ka bërë deri tani vetëm Burkina Faso, e cila ndeshjen e mbrëmjes së djeshme ndaj Etiopisë e fitoi me rezultatin 4-0. Takimi, ku etiopianët kanë treguar dobësi në manovrëm mbrojtëse, është zhbllokuar pas 34 minutash me anë të golit të minutës së 34-t me anë të Traore, i cili në minutën e 74-t do të dyfishonte rezultatin. Pesë minuta më vonë ishte Kone ia që çoi në 3 numrin e golave. Edhe pse me një lojtar më pak se etiopianët për shkak të kartonit të kuq të marrë nga A. S. Traore, ai që ka vulosur fitoren 4-0 me zero ishte Pirtoipa në minutën e 5-të shtesë. Me këtë 3-pikësh Burkina Faso kryeson grupin C me 4 pikë, e ndjekur Zambio (2), Nigeria (2) dhe Etiopia (1).


 


IFFHS


Kampionati shqiptar Klasifikohet i 78-ti


Kampionati shqiptar renditet i 78-ti në klasifikimin e ligave më të forta për shekullin e 21, të bërë nga Instituti i Statistikave dhe Historisë së Futbollit (IFFHS). Shqipëria vazhdon të pozicionohet në nivele të ulëta, duke lënë pas vetëm kampionatet e vendeve të tilla si: Sudani, India, Singapori, Armenia apo Jordania, ndërsa më mirë se ne klasifikohen ligat e Kuvajtit, Zimbabvesë, Maqedonisë, El Salvadorit apo edhe Katarit. Në këtë klasifikim janë përfshirë 130 kampionate nga e gjitha bota dhe podin e mbajnë Premier League angleze, e ndjekur nga La Liga spanjolle dhe Seria A italiane. Sa u përket renditjes së ligave më të forta europiane për shekullin e 21-të, kampionati shqiptar renditet i 40-ti nga 48 gjithsej, duke lënë pas Armeninë, Islandën, Azerbajxhanin, Bosnjën, Kazakistanit, Uellsit, Luksemburgut dhe Maltës.