Ndeshja
Barcelona me Mesin, i shpall luftë PSG-së në “Kamp Nou”
Sot në mbrëmje zbret në “Kamp Nou” Barcelona dhe PSG për një vend në gjysmëfinale të Champions League. Me ndeshjen e parë, e cila përfundoi 2-2, skuadrës parisiane do t’i duhet se s’bën fitorja ose një barazim në shifrat 2-2 e sipër për të shpresuar. Lajme të mira për Ançelotin, në skuadër rikthehet Tiago Silva pas dëmtimit në gju. Braziliani do të formojë dyshen e qendrës bashkë me Aleks. Në dispozicion të skuadrës do të jetë dhe Tiago Mota, i cili do t’i bashkohet Veratit në mesfushë. Në krahët e mesfushës pritet të luajnë Bekam dhe Menez, me Lavecin dhe Ibran në sulm. Matuidi, i cili ishte autori i golit të barazimit në minutën e 84-t të ndeshjes së parë, pritet ta nisi nga stoli bashkë me Lukas Mouran dhe Pastoren. Dhimbje koke për Tito Vilanovan në mbrojtje. Me mungesat e Pyjol dhe Maskerano, trajnerit të Barcelonës, do t’i duhet të zgjedhë ndërmjet Bartra dhe Song për ta vendosur përkrah Pike. Lionel Mesi ka rikuperuar nw kohwn e duhur. Argjentinasi ka marrw pjesw rregullisht nw stërvitjen e fundi dhe wshtw mes tw grumbulluarave. Jashtë edhe Adriano, në vend të tij do të jetë Montoja në stol. Ka vetëm dy precedentë të kësaj sfide. PSG, e drejtuar nga Luis Fernandez, barazoi 1-1 në ndeshjen e vetme të luajtur nga parisienët në “Kamp Nou” në çerekfinalet e Champions League 1994/5: barazim i Zhorzh Ueah (57’) pas golit të parë të Igor Kornev (48’). Barcelona merr hak nën drejtimin e Sër Bobi Robson me rezultatin 1-0 në finalen e Kupës së Kupave më 1997-n me golin e brazilianit Ronaldo.
Lionel Mesi – Lionel Mesi ka rikuperuar nw kohwn e duhur. Argjentinasi ka marrw pjesw rregullisht nw stërvitjen e fundi dhe wshtw mes tw grumbulluarave
Europiani i Peshëngritjes
Sot dita e madhe e Shqipërisë, priten medaljet e para kuqezi
Dita e dytë e Kampionatit Europian të Peshëngritjes për meshkuj dhe femra startoi me një lajm të keq për ekipin kuqezi, i cili u përfaqësua me peshëngritësin Romario Avdiraj në peshën 62 kg, por e sotmja është dita e madhe për Shqipërinë, që pritet të rrëmbejë medaljet e para. Shtangisti Romario Avdiraj, i vendosur për garim në baterinë B, nuk mundi të bënte veçse një provë të suksesshme, atë në stilin e shkëputjes, duke ngritur 105 kg. Më pas, Avdiraj tentoi të ngrinte 111 kg, por dështoi si në provën e dytë edhe në të tretën, për shkak të një problemi fizik në shpinë. Në këtë mënyrë, gara e sportistit kuqezi mori tatëpjetën, pasi dëmtimi nuk e lejoi të garonte as në stilin e shtytjes me dy rivalët e tij, spanjollin Ivan Garcia dhe grekun Anthanasos Akritidis. Shtangisti kuqezi tentoi vetëm provën e parë me 135 kg, duke e lëshuar shtangën ende pa e ngritur. Sipas stafit të tij, problemet për Avdirajn u shfaqën përpara garimit. Ndërkohë që e sotmja do të jetë dita e ankthit dhe emocioneve të mëdha për shqiptarët: në pedanë do të ngjiten pretendentet kuqezi për medalje, Romela Begaj dhe Fetije Kasaj, të dyja në peshën 58 kg për femra, dhe Daniel Godelli dhe Briken Calja në peshën 69 kg për meshkujt. Begaj, aktualisht nënkampione e Europës, synon këtë herë të rrëmbejë medaljen e artë. Ndërsa Kasaj është përmirësuar shumë kohët e fundit dhe mund të bëjë ndonjë surprizë. Po ashtu, edhe dy peshëngritësit meshkuj, Godelli dhe Calja, janë rivalë për medaljet në peshën e tyre.
Pretendentët – Pretendentet kuqezi për medalje: Romela Begaj dhe Fetije Kasaj në peshën 58 kg për femra, dhe Daniel Godelli e Briken Calja në peshën 69 kg për meshkujt
Botërori për femra
Historike, Shqipëria fiton dhe kualifikohet
Që në debutimin e saj në fazën paraeliminatore të botërorit, që do të zhvillohet në Suedi, ka befasuar kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave. Pas fitores së djeshme kundër skuadrës së Luksemburgut me rezultat 2:1 në Maltë, Shqipëria është kualifikuar për në fazën eliminatore. Në minutën e 16, Jashari kaloi përfaqësuesen në avantazh, por në ‘45-n barazoi Maurer. Në pjesën e dytë, në minutën e 64-t, Velaj shënoi edhe golin e fitores 2-1. Me 2 fitore dhe një barazim, Shqipëria koleksionoi 7 pikë, po aq sa Malta e vendit të parë, duke siguruar kështu kualifikimin.
Europa League
Lorik Cana: Tani duam gjysmëfinalen
Duke folur për mikrofonat e “Lazio Sytle Radio”, Lorik Cana komentoi barazimin në derbi: “E kishim ndeshjen në dorë, pastaj ndryshoi në pak minuta, pasi gabuam golin e dytë, deklaroi mesfushori shqiptar. Futbolli është edhe ky, por luajtëm të organizuar, duke e përballuar Romën. Gjynah që nuk shfrytëzuam topat inaktivë, por fituam një pikë me kokën lart. Duke luajtur çdo 4 ditë mund të luajmë mirë, kundër Fenerbahçe-s mund të kalojmë turin, është një nga objektivat e skuadrës, të klubit dhe tifozëve, duam t’u dhurojmë atyre gjysmëfinalen e do të luajmë me shumë zemër dhe sakrificë”, tha në përfundim shqiptari Lorik Cana.
“The Guardian”
Zhoze Murinjo te Çelsi, firma është hedhur
Një gazetar gjerman i “The Guardian”, pretendon se Çelsi ka arritur marrëveshjen me Zhoze Murinjon për rikthimin e tij në “Stamford Bridge”. Rafael Honigshtajn pohoi se ai kishte marrë konfirmimet e dy burimeve të ndryshme brenda klubit blu. “Dy burime të ndryshme në lidhje me klubin e Çelsit këmbëngulin se është arritur akordi me trajnerin portugez. Njëri nga burimet është menaxher i skuadrës, ndërsa tjetri një sponsor i klubit”, shkruante në “Twitter” gazetari bavarez. Përflitet se ka arritur një akord 3-vjeçar me Abramoviçin që bëhet i vlefshëm me tri kushte: kualifikim në Champions, 14 mln euro në vit dhe kontratë të re për Lampardin.