Barcelona


Kush luan me argjentinasin është i destinuar të ketë një rol dytësor te katalanasit


Nejmar dhe rreziku për t’u bërë hija e Mesit


Nejmar hija e Mesit, fotomontazhTelenovela e gjatë e Nejmarit, fenomenit të futbollit brazilian, ka mbaruar. Do të shkojë te Barcelona ku do të firmosë një kontratë 5-vjeçare. Ai duhej të zgjidhte mes katalanasve dhe Realit të Madridit, por në fund lojtari dhe Santosi, pranoi ofertën e Barçës. “Të luash me Mesin, Ksavin dhe Iniestën është një nder i madh, u tha ai gazetarëve pas ndeshjes së ekipit të tij me Flamengon. Dani Alvesh ishte ai që këmbënguli fort, që unë t’i bashkohesha Barcelonës. Kjo është një ëndërr e realizuar, po shkoj te Barça. Po iki nëpërmjet derës së përparme, ndërkohë që shpresoj të kthehem në shtëpinë time të dytë (në të ardhmen), e cila është Santosi. Unë ndihem shumë i lumtur dhe mirënjohës për Santosin, por tashmë jam duke menduar për Barcelonën”. Por ritmi i kampionatist brazilian është i ndryshëm nga ai i La Ligas dhe karriera e Nejmarit do të duhet të kalojë edhe një tjetër pengesë të madhe: t’i fusë bërrylin Lionel Mesit. Alieni nga Rozario, përveçse ka rrëmbyer çdo rekord të futbollit modern, njihet edhe për rolin e “Terminatorit” kundrejt partnerëve të tij të sulmit. Kush luan me Mesin, kalon në plan të dytë, kush i qëndron në krah në sulm, humbet gjithçka: venën e shënimit të golave, prezencën, sigurinë. Edhe pse një lojtar mund të jetë fenomenal, në pak muaj “pleshti” arrin ta fshijë. Viktima e parë ishte Ronaldinjo, që në kohën e ardhjes së Mesit ishte idhulli i pakontestueshëm në “Kamp Nou”. Argjentinasi i mori gjithçka: numrin 10 të tij, vendin si titullar dhe atë në zemrën e tifozëve katalanë. “Faktori Mesi” ka lënë në hije edhe David Vijën, që nuk u kthye më në nivelet e tij te Valencia. I njëjti diskutim vlen edhe për Zlatan Ibrahimoviç, që u detyrua të luante rol dytësor dhe pas një viti të largohej. Nga kjo gjë iku Eto’o dhe sot po vuajnë “partnerët e tij të sparingut” si Pedro, Tejo e Sançez, viktima e fundit e talentit argjentinas që rrëmben gjithçka.


 


 


Post-finalja


Cana: Kupën ia dedikoj Lacios dhe tifozëve


Luajti në vend të të dëmtuarit Dias, por gjithsesi Lorik Cana demonstroi se është në lartësinë e duhur të situatës në ndeshjen finale të Kupës së Italisë, ku Lacio fitoi 1-0 kundër rivalit më të urryer, Romës. Mesfushori shqiptar, i cili u aktivizua si mbrojtës qendre, e ka komentuar kështu për mediat italiane këtë sukses historik: “Shqiponja, u shpreh Cana për ‘Lazio Style’, është më e rëndë se sa Kupa. Pesha e Kupës është më shumë simbolike se sa efektive. Më kënaq shumë fakti që triumfuam në këtë sfidë, sepse të fitosh Kupën në derbi ishte një gjë shumë e veçantë. Jemi të lumtur për veten tonë, por edhe për grupin dhe këta tifozë të jashtëzakonshëm. Fitoren ia dedikoj Lacios dhe gjithë tifozëve lacialë, na kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe, klubi po bën hapa përpara dhe kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, përfundoi deklaratën e tij mesfushori shqiptar.


 


Zyrtare


Rafa Benitez është trajneri i ri i Napolit


Rruga e re e Napolit fillon nga një mesazh në “Twitter” vetëm pak sekonda pas orës 21:10 të mbrëmjes së djeshme nga presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis. “Rafa Benitez është trajneri i ri”. Gjithçka është zyrtare. Presidenti kishte premtuar dhe e mbajti fjalën: “Do t’ju bëj të ditur gjithçka nëpërmjet ‘Twitter’”. Kjo është një mënyrë e re e drejtuesit axurr, që preferon të flasë direkt me gazetarët dhe me tifozët nëpërmjet rrjetit social. Është një njeri modern që avancon. Të thuash të vërtetën, De Laurentis kishte hetuar terrenin që në mesditë, kur ndezi shpirtrat, duke provuar të krijojë klimën e pritjes së madhe. Ndërsa në 21:10 shkroi: “Rafa Benitez është lojtari i Napolit. Një njeri me përvojë të madhe ndërkombëtare. Një lider”. Që nga mbrëmë, pankina e Napolit ka një padron.


 


Spanjë


 


Kundërpërgjigjet Reali,


kërkon Bejl dhe Ibrën


 


Nejmar në fund ka zgjedhur Barcelonën, por Reali i plagosur nga kjo lëvizje e brazilianit, është gati të kundërpërgjigjet fort në merkato. Goditja e parë do të jetë Garet Bejl për të cilin janë gati 55-60 milionë euro, por ka interes edhe për Ibraimoviç, mbi të gjitha nëse Ançeloti, që do të takohet shpejt nga PSG-ja dhe do të zbarkojë në klubin madrilen. Zgjedhjet për presidentin e ri, që me shumë gjasa do të jetë i vjetri, duke parë që Perez është kandidati i vetëm, kanë bllokuar planet e merkatos së Realit të Madridit, nga trajneri deri te blerjet që duhet të realizohen në merkato. Për sulmuesin suedez peshojnë shumë deklaratat e fundit të dashurisë ndaj trajnerit italian të parizienëve, për të cilin Ibra ka thënë se “nëse ikën Karlo Ançeloti, atëherë mund të iki edhe unë”.