Sporting Lisbona
Zhorzh Zhezus
“Është ndeshje e Europa League që do të thotë se është gjithsesi e rëndësishme. Do të jetë një ndeshje e vështirë, edhe pse e di se dy kundërshtarët e mëparshëm ishin më të fortë. Por do të hedh në fushë një skuadër që ka vlerat e duhura për të na siguruar një fitore. Fjalët e trajnerit të Skënderbeut tregojnë që e njeh mirë lojën tonë. Për ta, kualifikimi direkt i Shqipërisë në Europian nga grupi i Portugalisë mund të jetë një formë krenarie dhe motivimi. Mund të thuhet se lojtarët e kombëtares së tyre luajnë jashtë Shqipërisë, por ashtu është edhe kombëtarja e Portugalisë që humbi ndeshjen këtu. Jemi të bindur se do të ndeshemi me një skuadër të fortë që do të na krijojë vështirësi”.
Kupa e Shqipërisë
Skuadrat e mëdha nuk gabojnë
Skuadrat e mëdha duket se e kanë marrë seriozisht këtë edicion të Kupës së Shqipërisë, duke u impenjuar maksimalisht në një turne që zakonisht është cilësuar prej tyre si i dorës së dytë. Të gjitha klubet kryesore të Kategorisë Superiore që luajtën dje ndeshjet e tyre në këtë turne, morën rezultate pozitive që pritet t’i ndihmojnë drejt kalimit në çerekfinalet e turneut. Barazimi i Skënderbeut në javën e kaluar dhe shtyrja e sfidës Apolonia-Vllaznia për të ruajtur tapetin e stadiumit të Fierit, bënë që dje të luheshin vetëm 2 ndeshje të Grupit A. Në të parën, Partizanit iu desh të djersinte pak për të marrë një fitore në transfertë ndaj Lushnjës. Avantazhi i Plakut u barazua në fundin e pjesës së parë nga Mezini duke lënë të hapur sfidën. Por Raçic dhe përsëri Plaku gjetën rrugën e rrjetës në 45 minutat e dyta duke siguruar një rezultat që bën thuajse formalitet kalimin e turit nga kryeqytetasit. Ndërkohë, në sfidën tjetër të këtij grupi të luajtur dje, fituesit në fuqi të Laçit kanë marrë një barazim pa gola në fushën e Bylisit, duke shpresuar që të sigurojnë kualifikimin në ndeshjen e kthimit para tifozëve të tyre. Kukësi dhe Tirana kanë prerë që dje biletën për në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, duke arritur fitore të thella që në ndeshjet e para. Kuksianët kanë fituar me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Ilirisë, duke mos vënë asnjëherë në dyshim kualifikimin. Ndërsa ekipi kryeqytetas ka hasur shumë pak rezistencë në fushën e Kastriotit, që po mendonte vetëm për kampionatin, duke fituar me shifrat 5-1. Dy fitore minimale në transfertë me shifrat 1-0 kanë regjistruar Flamurtari dhe Teuta, përkatësisht përballë Tërbunit dhe Kamzës. Ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Kupës janë planifikuar të luhen më datë 4 nëntor.
Turi i dytë
Grupi A
Lushnja-Partizani 1-3
40′ Mezini / 13′, 77′ Plaku, 61′ Raçiç
Bylis-Laçi 0-0
Apolonia-Vllaznia (e shtyrë)
12.10.2015
Sopoti-Skënderbeu 1-1
40′ Çaushaj / 87′ Nimaga
Grupi B
Iliria-Kukësi 0-5
5′ Lima, 38, 85′ Kruz, 47′ Shameti, 55′ Malota
Kastrioti-Tirana 1-5
37′ Rraboshta / 7′ Kërçiku, 15′ Fukui, 32′ Vucaj, 47′, 85′ Gilberto
Tërbuni-Flamurtari 0-1
20′ Fustar
Kamza-Teuta 0-1
35′ Shkalla
Liga e Kampioneve
PSG dhe Reali ndahen në paqe
Ka përfunduar në barazim pa gola supersfida e djeshme në Ligën e Kampioneve mes PSG-së dhe Real Madridit, dy skuadra, të cilat janë mes pretendetëve për fitoren e trofeut. Dueli i Grupit A pritej të dhuronte spektakël dhe gola, por ashtu nuk ka ndodhur në kryeqytetin francez, ku madrilenët kanë diktuar ritmin e tyre, por janë ndalur në çdo tentativë drejt portës nga gjermani Kevin Trap, i jashtëzakonshëm me ndërhyrjet e tij ndaj gjuajtjeve të Ronaldos e Marcelos, të cilët iu afruan më shumë golit. Ky barazim nuk cenon aspak pozitat e dy klubeve në Grupin A, të cilin e kryesojnë në kuotën e 7 pikëve. Në garën për vendin e tretë, që siguron pjesëmarrjen në Europa League, Malmo ka hedhur një hap të rëndësishëm duke mundur 1-0 Shakhtar Donjeck falë golit të Rosenberg në pjesën e parë të takimit.
Në Grupin B, Volfsburg ka bërë një hap të rëndësishëm para duke mposhtur 2-0 PSV Eindhoven, ndërsa Mançester Junajtid nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në fushën e CSKA të Moskës. Protagonist absolut ka qenë Antoni Martial, i cili fillimisht shkaktoi penalltinë nga erdhi avantazhi i rusëve, e më pas gjeti golin e barazimit përfundimtar mes dy ekipeve.
Atletiko Madrid ka mundur pa shumë vështirësi Astanën me rezultatin 4-0. Kësisoj, spanjollët iu bashkuan Benfikës në kreun e Grupit C, pasi skuadra portugeze u mund në fushën e Gallatasarajit me rezultatin 2-1. Gaitan kaloi në avantazh Benfikën që në minutën e 2-të të ndeshjes, por Inan dhe Podolski përmbysën gjithçka, duke rihapur luftën e kualifikimit në këtë grup.
Gjithçka është rihapur edhe në Grupin D, pas një ndeshjeje shumë emocionuese mes Mançester Sitit dhe Seviljes. Edhe pse spanjollët kaluan në avantazh të parët dhe rrezikuan shumë herë portën e Xho Hart, në fund 3 pikët i mori ekipi anglez falë fitores 2-1 të arritur me golin e De Brujn në minutat shtesë të ndeshjes. Takimi tjetër i grupit mes Juventus dhe Borusia Mynshengladbah u mbyll në barazim pa gola. Për t’u theksuar nga kjo ndeshje është se portieri Xhanluixhi Bufon është bërë lojtari që ka kaluar më shumë minuta në fushën e lojës në historinë e klubit italian, duke regjistruar 48885 të tillë gjatë karrierës së tij me fanellën bardhezi.
Liga e Kampioneve
Grupi A
Malmo-Sh. Donjeck 1-0
17′ Rosenberg
PSG-Real Madrid 0-0
Renditja: R. Madrid 7 pikë, PSG 7, Malmo 3, Sh. Donjeck 0.
Grupi B
CSKA Moskë-M. Junajtid 1-1
15′ Dumbia / 65′ Martial
Volfsburg-PSV 2-0
46′ Dost, 57′ Kruse
Renditja: Volfsburg 6 pikë, CSKA Moskë 4, Mançester Junajitd 4, PSV Eindhoven 3.
Grupi C
- Madrid-Astana 4-0
23′ Saul, 29′ Martinez, 63′ O. Torres, 89′ (ag) Dedeçko
Gallatasaraj-Benfika 2-1
19′ (p) Inan, 33′ Podolski / 2′ Gaitan
Renditja: Benfika 6 pikë, A. Madrid 6, Gallatasaraj 4, Astana 1.
Grupi D
Juventus-B. M’Gladbah 0-0
- Siti-Sevilja 2-1
36′ (ag) Rami, 90’+2′ De Brujn / 30′ Konoplianka
Renditja: Juventus 7 pikë, M. Siti 6, Sevilja 3, B. M’Gladbah 1.