Babai i yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, ka bërë publik lajmin për fejesën e tij me një vajzë shumë më të re në moshë.
Mounir Nasraoui, i njohur për praninë e tij aktive në rrjetet sociale, ka ndarë në Instagram një fotografi me partneren e tij Khristina, duke vendosur një emoji zemre të zezë dhe një unazë fejese, çka u interpretua menjëherë si njoftim për fejesën e tyre.
Sipas mediave spanjolle, Khristina është vetëm 23 vjeç, rreth 16 vite më e re se Nasraoui. Lajmi ka shkaktuar shumë reagime në rrjet, pasi Yamal, që është vetëm 17 vjeç, do të ketë tashmë një “njerkë” pothuajse bashkëmoshatare me të.
Mounir është shpesh në qendër të vëmendjes për mënyrën e tij të hapur të të shprehurit në rrjete sociale, ku nuk ngurron të ndajë detaje nga jeta e përditshme dhe të përgjigjet ndaj kritikëve. Ai ka pranuar më herët se jeta e tij ka ndryshuar tërësisht falë suksesit të të birit, i cili po konsiderohet si një nga talentet më premtues të futbollit botëror.
Fejesa e tij me Khristinën ka ndarë mendimet e ndjekësve: disa e kanë uruar çiftin për hapin e tyre të madh, ndërsa të tjerë kanë bërë komente ironike për diferencën e moshës dhe ndikimin që kjo mund të ketë në jetën familjare të Yamal.
