Valentino Rossi, kampioni i madh italian i Moto Gp, zhvilloi në Valencia garën e fundit të karrierës, të cilën e mbylli në vend të 10-të.

Një ditë që do të mbahet mend gjatë, jo vetëm nga piloti italian, por edhe nga fansat e këtij sporti. Momenti kur Rossi kaloi vijën e finisht, shpërthyen ovacionet, ndërsa pilotët e tjerë u rreshtuan në pistë për ta nderuar.

Valentino Rossit është një nga pilotët më popullorë të Moto GP. Ai ka zhvilluar 370 gara në karrierë, ka fituar 89 prej tyre, kurse në pod ka qenë plot 199 herë.

Sot ishte momenti për t’i thënë lamtumirë motoçiklizmit, por me siguri “Doktori” do të mbahet mend.