Lionel Messi ishte shumë pranë një rikthimi të bujshëm te Barcelona në këtë verë. “Pleshti” mbylli pa shumë bujë eksperiencën në Francë me Paris Saint-Germain dhe më pas u transferua në Amerikë te Inter Miami.
Një zgjedhje që habiti jo pak pasi në këtë formë Messi mbyll karrierën në skenat më të rëndësishme të futbollit, për t’iu dedikuar një “jete” më të qetë në MLS. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka sqaruar arsyet e këtij vendimi të argjentinasit.
“Fola me Jorgen, babain e Messit dhe i bëra të ditur se ishim gati ta transferonim. Kishim gjetur edhe akordin me LaLiga-n, por ai më tha se Messi kishte kaluar një periudhë të vështirë dhe me shumë presion në Paris.
Messi nuk donte më presion për një ndeshje futbolli dhe te Barcelona diçka e tillë është e pamundur. Ndaj, e kuptoj zgjedhjen e Messit për t’u transferuar në Amerikë”, u shpreh Laporta