Henrikh Mkhitaryan flet pa filtra. Mesfushori zikaltër foli hapur për veten në biografinë e tij, “Jeta ime gjithmonë në qendër”, duke zbuluar gjithashtu disa historitë patreguara më parë.

Njëra në veçanti ka të bëjë me marrëdhënien e tij me Jose Mourinhon gjatë vitit të tij në Manchester United.

Si armeni ashtu edhe portugezi mbërritën në Old Trafford në sezonin 2016/17 . Nënshkrimi fillimisht e kënaqi Mourinhon (“Ai është një lojtar i vërtetë ekipi, me aftësi të shkëlqyera, vizion dhe një sy të shkëlqyer për gol. Jam i lumtur që ai zgjodhi të nënshkruante për United”), por pas 18 muajsh, ai vendosi të largohej në një klimë tensioni të jashtëzakonshme.

Pas një viti e gjysmë bashkë, Mourinho dhe “Miky” nuk mund të shiheshin më. Aq shumë urreheshin sa shpërtheu një debat i nxehtë pak para afatit të transferimeve të janarit.

Vetë armeni e zbuloi këtë në biografinë e tij: “I thashë se më kishte kritikuar për një vit e gjysmë, që kur arrita te Manchester United”, tregon Mkhitaryan. “Mourinho më tha se isha një idiot dhe një copë m*ti . I thashë se edhe ai ishte një copë m*ti. Një copë e madhe m*ti”.

Pas atij debati, marrëdhënia ishte e pariparueshme. “Gjatë stërvitjes, ai nuk më thoshte asgjë dhe qëndronte plotësisht i heshtur, por çdo mbrëmje më dërgonte një mesazh në WhatsApp: “Miki, të lutem largohu nga ekipi im”.

Një kërkesë ndaj së cilës armeni gjithmonë përgjigjej në të njëjtën mënyrë: “Do ta bëj kur të gjej ekipin e duhur, përndryshe do të pres deri në verë.”Pastaj, gjatë mesit të janarit, mesazhi i “Special One” ndryshoi pak: “Miki, të lutem largohu, që të mund të marrim Alexis Sanchez .”

Në fund, marrëveshja me Topçinjtë u realizua dhe ishte armeni ai që doli të ishte çelësi i shkëmbimit që solli ish-lojtarin e Udinezes në “Old Trafford”.

Por më pas ndodhi befasia e madhe, në sezonin 2021/22, Mourinho dhe Mkhitaryan u ribashkuan te Roma. Tensioni, ishte zhdukur si me magji: “Ditën e parë, ne u përqafuam sikur të mos kishte ndodhur asgjë”, kujton armeni. “Gjithçka është mirë që mbaron mirë”.