Kanë përfunduar 12 nga takimet e mbrëmjes së sotme të Europa Ligës, ndërsa Lazio e Thomas Strakoshës konfirmoi se nuk është më një surprizë. Italianët triumfuan 1-3 në Francë, ndaj Nices, ndonse e panë veten në disavantazh që në minutën e pestë, pas golit të Balotellit. Humbje të thellë pësoi edhe Vardari i Shkupit, 0-6, ndaj Real Sociedadit, ndërsa Arsenali triumfoi në Serbi.


Grupi G

Hapoel Ber Sheva – Steaua Bukuresht 1-2

Lugano – Viktoria Plzen 3-2


Grupi H

Crvena Zvezda – Arsenal 0-1

BATE – Këln 1-0


Grupi I

Koniaspor – Salzburg 0-2

Marsejë – Guimaraesh 2-1


Grupi J

Ostersunds – Atletik Bilbao 2-2

Zoria – Herta Berlin 1-2


Grupi K

Nicë – Lacio 1-3

Varegem – Vitese 1-1


Grupi L

Zenit – Rosenborg 3-1

Vardar – Real Sociedad 0-6


Më herët, përfundoi takimi mes Astanës dhe Makabi Tel Avivit, me kazakët që triumfuan me rezultatin e thellë 4-0. Aktualisht po luhen edhe 11 takimet e mbetura të mbrëmjes së sotme, ndërsa vëmendja është e përqendruar në ‘Elbasan Arena’, ku Skënderbeu po përballet me Partizanin e Beogradit.


19 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)