Pritja ishte më e gjatë nga sa u parashikua, por në mbrëmjen e së martës, LeBron James u kthye më në fund në parket.

Ylli i Los Angeles Lakers që u detyrua të mos luajë në 14 ndeshjet e para të skuadrës kaliforniane në sezonin e ri të NBA për shkak të një problemi në nervin shiatik, 40 vjecari e bëri debutimin e tij në sfidën kundër Utah Jazz të cilën Lakers e fitoi me rezultatin 140-126 me LeBron James që në këtë mënyrë hyri në sezonin e tij të 23 në kampionatin më spektakolar të basketbollit në botë; një arritje që askush tjetër më parë nuk e ka bërë këtë.

Dhe rikthimi i James në parket ishte me të vërtetë shumë pozitiv, pasi ylli i Lakers e mbylli këtë ndeshje me 11 pikë, 12 asist dhe 3 topa në tabelë për 30 minuta. Këto 11 pikë, përvecse kontribuuan në suksesin e Los Angeles Lakers, e lejuan LeBron James të cojë në 1293 numrin e  ndeshjeve radhazi ku ai shënon nga 10 pikë e sipër, një seri kjo të cilën ai e ka nisur në 6 janar të 2007.

Në përfundim të ndeshjes, trajnerit JJRedick iu bë pyetja se sa kohë do t’i duhet James të kthehet në nivelet më të larta dhe përgjigjja ishte e thjeshtë dhe e sinqertë. ‘Me të vërtetë që nuk e kam idenë, teorikisht duhet pak kohë, por LeBron është ndryshe nga gjithë të tjerët-ishte përgjigjja e JJ Redick.