Ish-mbrojtësi brazilian Lucio, sot 47 vjeç, ka treguar se vetëm pak muaj më parë i shpëtoi një tragjedie. Gjatë ditëlindjes së tij, më 8 maj, një oxhak ekologjik shpërtheu në shtëpinë e miqve, duke i shkaktuar djegie në 18% të trupit dhe duke e mbajtur 20 ditë në spital mes terapisë intensive dhe ndërhyrjeve të vështira.
“Jam ende këtu falë Zotit. Do të më duhet kohë për t’u rikuperuar, sidomos mendërisht. Dua të jap një mesazh: kujdesi dhe gjestet e thjeshta shpëtojnë jetë,” tha ai.
Duke folur për Interin, Lucio shprehu krenari që ish-shoku i tij Cristian Chivu drejton skuadrën: “Është një kënaqësi të shoh një prej nesh në pankinë. Idetë e tij për presingun më pëlqejnë.”
Ai veçoi Lautaro, Thuram, Calhanoglu dhe italianët si Barella e Dimarco si pikat më të forta, por paralajmëroi për nevojën e përmirësimit në mbrojtje: “Një lojtar me përvojë si Akanji mund të bëjë diferencën.”
Lucio kujtoi edhe kujtimin e tij më të dashur ndaj Juventusit: fitoren 2-1 në Kupën e Italisë më 2010, kur shënoi golin e parë. “Një moment i paharrueshëm, por gëzimi më i madh mbeti Tripleta,” tha ai.