Bayer Leverkusen blindoi pozitat në zonën europiane pasi mposhti 3-1 në BayeArena Eintracht Frankurt duke i dhënë një asist edhe Dortmundit në garën për një vend në zonën Champions.

Pas një pjese të parë pa gola, Leverkusen shënoi tre herë në fraksionin e dytë të lojës me anë të tre autorëve të ndryshëm. Hapi fillimisht serinë e golave xhamajkani Leon Bailley ndërkohë që dyfishoi shifrat sulmuesi argjentinas Lucas Alario.

Në minutat shtesë Frankfurti u rikthye në ndeshje me golin e Andre Silvas, por Leverkusen vulosi gjithçka 2 minuta më vonë me golin e tretë të shënuar nga Kerem Demirbay.