Fjala rekord kombinon shumë me Lionel Messin edhe kur ato janë negative. Kjo u pa pikërisht në ndeshjen e 1/8 të finaleve të Botërorit 2026 mes Argjentinës dhe Egjiptit.
Kapiteni i skuadrës Albiceleste pati shansin më të mirë në minutën e 21 për të barazuar rezultatin në ndeshjen me Egjiptin me penalltinë e fituar nga Tagliafico, por porteri Shobeir e hipnotizoi duke e pritur gjuajtjen e tij. Kështu Messi bëhet i pari futbollist që humbet dy penallti radhazi në të njëjtin edicion të Kupës së Botës dhe këtu përjashtohet lotaria e serisë së 11 metërshave pas kohës shtesë.
Por jo vetem kaq, argjentinasi arrin në kuotën e 4 penalltive të humbura në kampionatet botërore, ku edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një rekord negativ pasi edhe në këtë rast është i pari futbollist që e arrin diçka të tillë.
