“Fati është kapriçioz. Shumë. Aq sa e ka vendosur Leo Messin në prag të ndeshjes së 1000-të të karrierës së tij me “Katar 2022” në horizont, – shkruan “Marca”, e cila e shtjellon prognozën pikante si vijon: – Kupa e Botës është i vetmi titull madhor që i mungon yllit argjentinas, që ka një karrierë, është pak ta thuash, sugjestionuese.
Llogaritë janë të qarta. ’10’ grumbullon, deri më sot, 990 ndeshje. Ai luajti 826 prej tyre me Barcelonën (691 gola dhe 326 asiste), ndërsa tani ka 48 ndeshje me PSG (19 gola dhe 23 asiste). Duhet të shtojmë edhe 164 paraqitjet e tij (90 gola dhe 51 asiste) me Argjentinën.
I kanë mbetur edhe 10 ndeshje për t’u bërë ‘mijëvjeçar’… Brenda këtij viti do t’i mbeten edhe 14 ndeshje: 6 me PSG-në dhe 8 me Argjentinën (7 nga Kupa e Botës dhe një miqësore e mëparshme). E gjithë kjo duke llogaritur që Albiceleste të arrijë në finale të “Katar 2022”.
Kalendari i Messit deri në një finale hipotetike
PSG – Maccabi Haifa (Champions)
Juventus – PSG (Champions)
Emiratet e Bashkuara Arabe – Argjentinë (miqësore)
Argjentinë – Arabia Saudite (faza në grupe – Kupa e Botës)
Argjentinë – Meksikë (faza në grupe – Kupa e Botës)
Poloni – Argjentinë (Faza në grupe – Kupa e Botës)
Raundi i 16-të (Botërori i Katarit)
Çerekfinalet (Botërori i Katarit)
Gjysmëfinalet (Botërori i Katarit)
Prandaj, duhet të pushojë katër ndeshje për të ‘rrumbullakosur’ shifrën dhe për të arritur në 1000, që përkon me finalen e “Katar 2022”. Por, kujdes, nuk është rekordi i vetëm që Messi mund të mposhtë. Leo do t’i bashkohet ‘Tota’ Carvajal, ‘Gigi’ Buffon, Rafa Márquez dhe Lothar Matthäus në klubin e yjeve me nga 5 pjesëmarrje në Kupat e Botës.
Në të njëjtën gjatësi vale është edhe Cristiano Ronaldo. “Pleshti” e bëri debutimin e tij në “Gjermania 2006” (doli i katërti), e përsëriti në Afrikën e Jugut 2010 (sërish i katërti), preku lavdinë në “Brazil 2014” (nënkampion) dhe tha lamtumirë në raundin e dytë në “Rusia 2018”.
Ish-kapiteni i Barçës ka grumbulluar, deri më sot, 19 ndeshje në fazën finale të Kupës së Botës. Prandaj, nëse ai luan shtatë ndeshjet që e çojnë në finalen e “Katar 2022”, Messi do të mposhtte Lotthar Matthäus (25) si lojtari me më shumë ndeshje (26) në historinë e Kupës së Botës.
Balancimi i të dy rekordeve, natyrisht është i vështirë. Në radhë të parë, Argjentina, e cila sapo ka fituar Kupën e Amerikës 28 vite më vonë dhe ka kaluar 35 ndeshje e pamposhtur me Scalonin në stol. Kësaj here duhet të arrijë në finale… dhe ta fitojë atë. Për më tepër, katër ndeshjet që Messi duhet të humbasë duhet të ndahen mes PSG-së dhe miqësores para “Katar 2022”.
“Me këmbët në tokë, me përulësi…, por ne jemi këtu për të luftuar me këdo në botë”, – theksoi vetë Messi pasi mposhti Italinë (0-3) në ‘Finalissima’, mes kampionit të Evropës dhe kampionit të Amerikës.
Kurioziteti (debati) është ndezur: a do ta arrijë Messi në ndeshjen e tij të 1000-të të shpallet kampion bote? Vendosni “bastet” tuaja…”