Shqipëria luan ndeshjen e katërt të kualifikueseve të Botërorit 2026, ku në Riga do të ndeshet përballë Letonisë.
Kuqezinjtë vijnë pas një barazimi 0-0 me Serbinë në “Arenën Kombëtare” tre ditë më parë dhe në fushë sot zbresin vetëm për fitore, për të ruajtur pozitat e vendit të dytë.
Ndryshimet më të mëdha në formacion vijnë nga mbrojtja, me Ismajlin dhe Kumbullën që zëvendësojnë Gjimshitin e Ajetin, teksa Sylvinho ka zgjedhur të lërë në stol Hysajn, duke nisur titullar Balliun. Pjesa tjetër është e njëjtë si në sfidën me Serbinë, teksa shiritin e kapitenit e ka marrë sulmuesi Rey Manaj, i cili gaboi një 11-metërsh në sfidën e kaluar.
Gjyqtari kryesor i sfidës do të jetë turku Umut Meler, i cili do të ndihmohet nga Kerem Ersoy dhe Ibrahim Çaglar Uyarcan në krahë, kurse Oguzhan Çakir i katërt. Ndërsa në VAR do të jenë dy arbitrat gjermanë, Harm Osmers dhe Daniel Schlager.
Sfidën do të keni mundësi ta ndiqni drejtpërsëdrejti në platformën DigitAlb.
REZULTATI LIVE:
LETONI 1-1 SHQIPËRI
45+4′ Cernomordijs / 29′ Cernomordijs (A.G)
KOMENTI LIVE:
82′ Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Manaj e Broja, në vendet e tyre futen Daku e Uzuni.
80′ Manaj godet në hyrje të zonës, por topi ndalet sërish nga Zviedris. (VIDEO)
77′ Ikanuieks dhe Gutkovskiv, në vendin e tyre futen Daskevics dhe Regza.
69′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Laçi dhe në vendin e tij futet Bajrami.
62′ Laçi provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.
60′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Hoxha dhe në vendin e tij futet Muçi.
55′ Asllani tenton me një gjuajtje nga distanca, por portieri Zviedris e ndal. (VIDEO)
52′ Ismajli tenton me kokë dhe topi përplaset te mbrojtësi e më pas ndalet nga portieri. Pas tij tenton Manaj, por ndalet nga Ciganiks në vijën fatale. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë!
45+5′ Mbyllet pjesa e parë!
45+4′ GOL LETONIA 1-1/ Cernomordijs godet me kokë dhe ndëshkon kuqezinjtë. (VIDEO)
45′ Akordohen 5 minuta shtesë.
36′ Asllani provon me një gjuajtje fluturimthi nga distanca, por topi shkon shumë pranë portës. (VIDEO)
29′ GOOOL SHQIPËRIA 0-1/ Arbër Hoxha hedh një krosim në zonë dhe topi devijohet nga portieri dhe më pas përplaset nga Cernomordijs për të shkuar në rrjetën e tij. (VIDEO)
21′ Ikaunieks godet nga pika e bardhë e penalltisë, por ndalet nga Strakosha. (VIDEO)
20′ Vjen konfirmimi nga VAR, penallti për Letoninë.
18′ Kumbulla shtyn nga mbrapa Gutkovskiv, me gjyqtarin që akordon 11-metërsh. (VIDEO)
17′ Balliu kroson drejt zonës, por Asllani me Manajn nuk kuptohen, me tentativën që ndalet nga portieri. (VIDEO)
12′ Broja ushtron presion në zonë dhe del fitues, duke dhënë një pas për Laçin, tentativa e të cilit bllokohet nga mbrojtësit.
8′ Një krosim i rrezikshëm hidhet në zonë, me Cernomordijs që devijon duke rrezikuar autogolin.
2′ Gutkovskiv godet me kokë, por Strakosha arrin ta devijojë topin. (VIDEO)
1′ Nis sfida në Riga!
FORMACIONET ZYRTARE:

