
WEMBLEY – Anglia shkatërroi Shqipërinë në ndeshjen e parafundit të kualifikueseve të Botërorit 2022, duke fituar 5-0 në Uembli. Jo vetëm që nuk pati mrekulli të Kombëtares shqiptare, por kuqezinjtë u turpëruan që në pjesën e parë.
MOMENTET KRYESORE
90″ Shqipëri mbron portën pjesën e dytë, por ndeshja mbyllet 5:0 për Anglinë.
47’ Cikalleshi provon me një gjuajtje nga distanca, ajo është qendrore dhe topi përfundon në duart e Pikford.
46′ Nis pjesa e dytë, Shqipëria luan për të ngushtuar rezultatin
45 + 2 Ndeshje dramatike! Harry Kane shënon golin e pestë
33‘ Mbrojtja kuqezi është në një kaos të pashembullt, pasi Anglia e ka thelluar edhe më tej rezultatin duke shënuar edhe golin e katërt. Ishte Kane që shënoi të katërtin për vendasit dhe të dytin personal sonte në minutën e 33-të.
28 ‘ Duket se ndeshja ka përfunduar tashmë për Shqipërinë, pasi Anglia me anë të Jordan Henderson sapo realizoi edhe golin e tretë.
18′ Anglia ka arritur të shënojë edhe golin e dytë ndaj Shqipërisë. Ishte Harry Kane i cili realizoi golin në minutën e 18-të, pas asistit të Henderson.
14′ Vetëm me portierin, çfarë rasti shpërdoron Uzuni
9′ Anglia ka shënuar një gol me kokë nga mbrojtësi Maguire, pas një korsimi nga goditja e lirë
5’ Sterling kërkon penallti pas një kontakti me Kumbullën dhe Baren, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. Protesta të anglezëve, ndërsa aksioni vazhdon por Uzuni sinjalizohet në pozicion jashtë loje e më pas përplaset me Pikford.
FORMACIONET ZYRTARE
Anglia: Pikford, Uoker, Çilluell, Xhejms, Stouns, Meguajër, Filips, Henderson, Foden, Sterling, Kejn.
Trajner: Garet Sauthgejt
Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Hysaj, Trashi, Bare, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi.
Trajner: Edi Reja
Gazeta SHQIP