Të mërkurën në “Anfield” për Liverpul-Atletiko Madrid nuk mungoi tensioni, sidomos në minutat shtesë, pasi “Reds” siguruan një gol fitoreje në fund të ndeshjes me anë të Van Dajk. Kamerat kapën festimet e gjigantëve holandezë, por shpejt u zhvendosën në vijën anësore, ku Diego Simeone po përplasej verbalisht me një tifoz të Liverpulit.

Tekniku u pa duke iu afruar tifozit të Liverpulit, i identifikuar si Xhonatan Poulter, pas një breshërie fyerjesh prej tij. Trajneri argjentinas kërkoi falje për sjelljen e tij, ndërsa vuri në dukje se një ndryshim kulturor ishte i nevojshëm në tribuna. Ndërkohë, Poulter përdori rrjetet sociale për ta quajtur Simeonen një ‘frikacak’. Sipas gazetës Mundo Deportivo, Liverpooli mund të mbahet përgjegjës për veprimet e Poulter dhe pjesës tjetër të tifozëve.

Rregullorja e UEFA-s përcaktojnë se klubet dhe federatat mund të mbahen përgjegjëse për “përdorimin e gjesteve, fjalëve, objekteve ose çdo mjeti tjetër për të përcjellë një mesazh provokues, që nuk është i përshtatshëm për një ngjarje sportive. Veçanërisht mesazhe provokuese me natyrë politike, ideologjike, fetare ose ofenduese”. Thuhet se çdo dënim do të varet nga ajo që delegati i ndeshjes së UEFA-s përfshin në raportin e tij për ndeshjen. Pikë së pari mund të kishte një gjobë. Por ekziston edhe rreziku i mbylljes së pjesshme të stadiumit, duke qenë një ndëshkim me kusht për dy vjet.