Pas ndarjes tragjike nga jeta të sulmuesit portugez Diogo Jota, Liverpooli ka reaguar me një gjest të jashtëzakonshëm solidariteti dhe respekti. Klubi ka njoftuar se do të ofrojë mbështetje të plotë për familjen e tij, duke transferuar mbi 15 milionë euro në llogaritë e fëmijëve të Jotës, për të siguruar të ardhmen e tyre.

Përveç kësaj ndihme, Liverpooli ka konfirmuar se do të vijojë të respektojë detyrimet kontraktuale ndaj Jotës, duke e përmbushur marrëveshjen e parashikuar deri në vitin 2027.

Ky veprim i klubit është përshëndetur gjerësisht në botën e sportit, si një shembull i rrallë përkushtimi ndaj lojtarëve dhe familjeve të tyre.

Në shenjë nderimi të përjetshëm, Liverpooli ka vendosur gjithashtu të mos e përdorë më fanellën me numrin 20, të cilën Jota e mbante me krenari gjatë karrierës së tij në “Anfield”.

Përmes një deklarate zyrtare, klubi ka bërë të ditur se do të vazhdojë të qëndrojë pranë familjes së Jotës, duke ofruar ndihmë financiare, emocionale dhe ligjore duke reflektuar vlerat dhe humanizmin që përfaqëson Liverpooli.