Liverpuli fitoi supersfidën e javës së 3-të në Premier League duke mundur 4-0 Arsenalin në “Anfield Road”  pas një ndeshje që shfaqi dhe njëherë problemet e shumta të topçinjve, ndërsa konfirmoi një tjetër triumf për Jurgen Klopin  ndaj Arsen Wengerit, me francezin që në katër përballje me gjermanin nuk ka asnjë fitore.


Londinezët u duk sikur kishin ardhur në Liverpul për shëtitje, me “The Reds” që dominuan ndeshjen aq sa goli i Firminos në të 17-tën u duk sikur erdhi shumë vonë, pasi vendasit kishin shpërdoruar vërtetë shumë raste deri në ato momente.


Arsenali jo vetëm që nuk u zgjua nga goli i pësuar por përkundrazi vazhjdoi të vuante lojën e shpejtë të ekipit të Klopit, që në pushim shkoi në epërsi të dy golave falë dhe një finalizimi të përsosur të Manes.


Në pjesën e dytë, mbrojtja e Arsenalit u duk sikur nuk ekzistonte aq sa në të 57-të, Mane bëri pothuajse 60-70 metra i vetëm me top më në këmbë drejt portës së Cech për të mposhtur për herë të tretë cekun.


Ndeshja u mbyll përfundimisht nga goli i Sturridge në të 77-tën që shfrytëzoi një tjetër vendosje jo të mirë në mbrojtje të londinezëve, që pas kësaj humbje rrëshkasin në fund-tabelë ndërsa


27 gusht (gazeta-Shqip.com)