Me ndryshimet e fundit ligjore, të ndërmarra disa muaj më parë nga Qeveria Shqiptare, janë rishikuar shpërblimet financiare për sportistët elitarë.

Duke u ndalur të Lojërat Mesdhetare, ligji parashikon shpërblime financiare vetëm për zonën e medaljeve. Kështu medalja e artë mesdhetare shpërblehet me 3 milionë lekë, e argjendit me 2 milionë lekë dhe e bronzit me 1 milion lekë.

Ndërkohë, për sa i përket rekordit mesdhetar, çdo sportist që e realizon atë përfiton 3 milionë lekë shpërblim nga shteti shqiptar. Tashmë mbetet për t’u parë se sa sportistë të ekipit kuqezi do të arrijnë që të futen në zonën e medaljeve në “Taranto 2026”.